Kronikë

37-vjeçarit i hapet dera e makinës në ecje, plagoset gruaja dhe vajza e mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një 37-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë lënduar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

Policia bën me dije se ato u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:

E. A., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, të cilat morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia./Opinion.al

Pas