Aktualitet

Nesër nis faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta, ja afati



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 14/08/22 |
Opi Nion

Ditën e nesërme do të nisë faza e dytë e regjistrimit në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një postim në rrjetin social “Facebook”. Kushi iu bën thirrje prindërve të kenë kujdes pasi regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online. Ministrja thekson se për të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese”, shkruan Kushi./Opinion.al

Pas