Bota

3,674 raste të reja me koronavirus dhe 24 humbje jete në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 16/08/21 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 3,674 të infektuar nga 47,000 teste të kryera të dyshuar me COVID-19.

Kurse 24 qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. Bëhet me dije se numri total i personave që janë infektuar me koronavirusin në vend që nga fillimi i pandemisë, si të shëruarit ashtu edhe ata që kanë ndërruar jetë, shkon në 4,444,338

Ndërkohë që numri i viktima dje ishte 19, ndërsa totali që nga shkurti i 2020 ka shkuar në 128 456. Të shëruarit deri më sot janë 4,187,186 , apo 3477 më shumë se dje.

Të vaksinuarit

Deri më tani, numri i dozave të administruara në Itali është mbi 73.7 milionë . Qytetarët që kanë marrë dozën e dytë janë mbi 35.5 milionë ( 65.84% e popullsisë mbi 120 vjeç).

Pas