Bota

35-vjeçari i zhvaste paratë të shoqes duke u shtirur se vuante nga kanceri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 17/10/18 |
el ida

Një 35-vjeçar ka mashtruar gruan e tij duke i thënë se po vdiste nga kanceri. David Carroll i tha Lucy Witchard, 31 vjeç, se vuante nga leuçemia kur u takuan në vitin 2006. At u martuan 5 vite më vonë. Ai bindi dhe Linda Eccles, vjehrrën e tij për t’i dhënë 2,000 dollarë për t’u trajtuar në SHBA dhe i tha se kishte vetëm 5 muaj jetë.

Lucy Witchard, nga Leicester, Angli tha për BBC: “Ai vodhi kaq shumë nga jeta ime”.

Ajo tregoi se bashkëshorti kishte bindur edhe një nga kolegët e tij për ta telefonuar duke pretenduar se ishte një mjek që e ndihmonte në trajtimin e tij. Lucy dyshoi se ai kishte shkuar në Amerikë për pushime dhe jo për kurim.

“I dhashë Dave 2,000 dollarë për të udhëtuar në Amerikë për të shpëtuar jetën e tij. Ia dhashë për ta ndihmuar dhe që vajza ime mos mbetej e ve”, tha Linda Eccles.

David është dënuar me burg për mashtrim në Gjykatën e Magjistraturës në Leicester javën e kaluar.

 

Pas