Sport

35 apo 37 kampionate? Juventusi nxit sërish debate në Itali


               Publikuar në : 15:36 - 22/04/19 |
b.f

Juventusi festoi titullin e tetë radhazi, ndërsa në hyrje të “Allianz Stadium” u përditësua edhe numri i kampionateve.

Klubi torinez ka zgjedhur të përfshijë edhe dy kampionatet e hequra të vitit 2005 dhe 2006, duke e çuar në total 37 numrin e kampionateve të fituara.

Si gjithmonë, kjo gjë ka nxitur debate në Itali, për shkak se Juventusi ka zgjedhur të mos respektojë vendimin e Federatës Italiane të Futbollit.

Juventusi vazhdon betejën ligjore për të marrë mbrapsht dy kampionatet e hequra, për të cilat thotë se i ka fituar në fushë. Kujtojmë se një kampionat është anuluar, ndërsa tjetri i kaloi Interit./Opinion.al

Pas