Kryesore

“300 mijë shqiptarë në kushte mbijetese”, Pampuri: Rama injoron thirrjet


               Publikuar në : 10:21 - 05/04/20 |
Opi Nion

Shumë familje shqiptare janë duke u përballur me ditë të vështira që me fillimin e pandemisë.

Për shkak të masave të marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit për shumë familje janë ndërperë edhe të ardhurat pasi nuk mund të dalin që të punojnë.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e cila hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Teksa ka postuar një video në rrjetet sociale, ish-deputetja, shkruan se Rama nuk i ndihmon këto familje, por injoron dhe apelin e tyre për ndihmë

Ajo shton se në Shqipëri jetojnë 300 mijë shqiptarë kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë.

Reagimi

Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”. 👇/ Opinion.al

Pas