Partia Demokratike Kukës ka paditur ditën e sotme komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës, duke i akuzuar ata për falsifikimi të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.
Në paditën e saj, PD e Kukësit përmend daljen e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve. Ku fenomen u konstatua në disa bashki të vendit gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.
Po ashtu selia blu e Kukësit i ka kërkuar Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësinë e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019./ Opinion.al E.Xh.