Sport

3 restorante e supermarket privat në dispozicion të familjes Ronaldo



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 08/01/23 |
Opi Nion

Përtej aspektit ekonomik, 200 milionë Euro në sezon, Cristiano Ronaldo arriti të sigurojë përfitime marramendëse.

Portugezi jo vetëm ka privilegjin e avantazheve të shumta në fushë, por edhe jashtë saj. Klubi i Al Nassr ka vënë në dispozicion të lojtarit një ndërtesë shumë luksoze në kryeqytetin Riad. Përveç godinës fantastike, kampioni portugez do të ketë edhe privilegje të tjera ekskluzive.

Të gjithë familjarët do të shoqërohen nga një agjenci private sigurie që do të ndjekë çdo hap të familjes Ronaldo.

Ata kanë në dispozicion 5 makina që mund t’i përdorë si të dojë dhe një supermarket privat. Për dietën e tij, lojtari ka në dispozicion 3 restorante. Për seancat stërvitore, ai ka kërkuar dhe ka marrë një pishinë olimpike, dy fusha futbolli, një fushë basketbolli dhe dy palestra të pajisura plotësisht.

Një luks i jashtëzakonshëm për Ronaldon, i cili me kontratën me Al Nassr do përfitojë shifra të çmendura parash./ Klan News

Pas