Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“25 prilli”, PS kërkon informacione nga PD për strukturën e mbrojtjes së votës

2021/11/03 at 5:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“25 prilli”, PS kërkon informacione nga PD për strukturën e mbrojtjes së votës

Partia Socialiste ka bërë dy kërkesa drejtuar PD dhe Policisë së Shtetit në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, lidhur me “strukturën e mbrojtjes së votës”.

Zëvendëskryetari i Komisionit, Tonin Gogu, deputet i PS-së kërkon informacion nga selia blu lidhur me ngritjen dhe skemën e funksionimit të kësaj strukture.

Nga Policia e Shtetit, PS kërkon informacion nëse kjo strukturë ka pasur bashkëpunim me uniformat blu, dhe në sa ngjarje është përfshirë ajo gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Tonin Gogu: Kërkesa e parë është për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Bashën. Kërkojmë informacion të plotë dhe të detajuar. Kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës. Me çfarë platforme, cili është akti që e ka themeluar strukturën në fjalë dhe kush e ka nënshkruar atë. Si janë organizuar nga qendra e partisë deri në bazë. Cila ka qenë skema organizative e strukturës, si është financuar. Mbi cilat kritere është bërë zgjedhja e drejtuesve, s aka qenë numri i anëtarëve. Kush ishte drejtuesi i çdo qendre. Si është organizuar veprimtaria e tyre. A është analizuar nga strukturat e PD veprimtaria e strukturës së mbrojtjes së votës. A janë analizuar incidentet për këtë strukturë. A ka pasur shkelje të ligjit nga këta anëtar. A ka pasur përpjekje nga drejtuesit e strukturave drejtuese për korrigjimin apo konstatimin e akteve të kundraligjshme. A egziston sot, a vazhdon të jetë e ngritur struktura e mbrojtjes së votës.

Kërkesa e dytë i drejtohet Policisë së Shtetit dhe kreut, Gledis Nanos. A ka  qenë në dijeni policia e Shtetit për ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votës. A është informuar nga institucione të tjera mbi ngritjen e kësaj strukture. Sa është numri i regjistruar i ngjarjeve për votat në policinë e shtetit. Sa prej tyre ngjarje është përfshirë struktura e mbrojtjes së votës. Ku kanë ndodhur ngjarjet në fjalë. Cilat prej ngjarjeve janë kallëzuar nga kjo strukturë. A ka patur ndonjë bashkëpunim mes kësaj strukture me Policinë e Shtetit. Nëse po, kush kanë qenë personat e kontaktit me policinë. Gjatë hetimeve, a ka rezultuar se personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të armatosur, dhe sa prej tyre janë përfshirë element nga struktura e mbrojtjes së votës.

Enkelejd Alibeaj: Juve bëtë dy kërkesa, është e drejta juaj. Doja të sqaroja në aspektin juridik, këto janë kërkesa për informacion? Kërkesë për t’i thirrur si dëshmitar? Nëse është kërkesë për të administruar dokumente, kërkesa i drejtohet institucioneve shtetërore. Nëse do t’i thërrisni si dëshmitar, duhet të riformuloni kërkesën. Nëse janë pyetje, janë e drejta juaj. Çdo kërkesë miratohet pa asnjë votim. Thjesht për të orientuar punën.

Tonin Gogu: Për sqarim, Meqënëse kërkesa jonë në këtë komision, juve duhet ta kuptoni çfarë kërkojmë ne kur të shihni lëndën e kërkesës. Është thjesht kërkesë për informacion, drejtuar institucioneve.

Ferdinand Xhaferraj: Në dy kërkesat që shteroi zoti Gogu nga Partia Socialiste, përmendet mbi 40 herë Partia Demokratike. Kjo do të thotë që gjatë gjithë kohës ka qenë në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë.

Enkelejd Alibeaj: Duhet të bindemi që çdo kërkesë që bëhet të pranohet pa votim. Është e drejta e çdo deputeti për lëndën që kërkon të trajtojë problematikën që ngre.

Etiketa: komisioni hetimorPDps

Ju sugjerojmë

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Para
Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Braçe: Analizë për të gjitha kontratat e PPP-ve, cili është efektiviteti i tyre

Braçe: Analizë për të gjitha kontratat e PPP-ve, cili është efektiviteti i tyre

OBSH miraton vaksinën Covaxin të Indisë

OBSH miraton vaksinën Covaxin të Indisë

TE FUNDIT

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
25 Dhjetor, 2025

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për...

Lexo më shumë

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
25 Dhjetor, 2025

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
25 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Lexo më shumë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
25 Dhjetor, 2025

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com