Aktualitet

25 Maji, Kushi: Pushim të gjitha institucionet arsimore në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 19/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njofton se 25 Maji do të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës. Ky vendim i qeverisë erdhi në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League që do zhvillohet në “Air Albania”, në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kushi shkruan se kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, të Qarkut të Tiranës do jenë pushim.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.
Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, 
shkruan Kushi./Opinion.al

Pas