Parlamenti italian votoi mocionin e besimit për qeverinë e kryesuar nga Giorgia Meloni.
Votimi në Dhomën e ulët të deputetëve ishte 235 vota pro qeverisë së koalicionit të saj dhe 154 kundër.
Sipas Agjensisë Ansa kanë votuar 389 nga 400 deputetë.
Gjatë replikave në parlament Meloni tha:“Nuk do të kem frikë asnjëherë nga fjalët e sinqerta, të drejtpërdrejta, madje edhe nga kritikat shumë të forta, jam një person që e kam bërë në të kaluarën, nuk kam kursyer askënd dhe nuk kam respektuar kurrë kundërshtarët e mi dhe nuk pres që opozita sot bëje me mua. E vetmja gjë që kërkoj është të gjykohem për atë që them, mendoj dhe bëj realisht.”
Të mërkurën, qeveria e Melonit do të përballet me një votim në Senat.