Kronikë

22-vjeçari që u plagos në Tiranë:U afrua dhe më qëlloi, mbulova kokën me duar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 13/10/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja e 22-vjeçarit Redi Balla te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Tashmë, është zbardhur dhe dëshmia paraprake që i riu ka dhënë para autoriteteve.

Burime për news 24 raportojnë se i riu ka thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

Policia po punon për marrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar autorin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas