Bota

21 të vrarë nga sulmi ajror në qytetin e Ukrainës, mes tyre dhe fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 08/03/22 |
Opi Nion

Forcat ruse kanë bombarduar gjatë natës së të hënës qytetin Sumy të Ukrainës.  Si pasojë 21 civilë janë vrarë, sipas Zyrës së Prokurorit Rajonal.

Zyra konfirmoi “vdekjen e 19 të rriturve dhe 2 fëmijëve si rezultat i një sulmi ajror në qytet”.

“Si pasojë e bombardimeve, një shtëpi u shkatërrua plotësisht, 16 u shkatërruan pjesërisht. Deri në orën 7:00, gjatë një kontrolli u gjetën trupat e 21 personave, përfshirë 2 fëmijë”, thuhej në deklaratë.

Ukraina dhe Rusia ranë dakord të martën për një korridor evakuimi në Sumy, i cili ka parë sulme dhe sulme ajrore të vazhdueshme ruse ditët e fundit./Opinion.al

Pas