Kronikë

20-vjeçari humb kontrollin e mjetit, lëndohet dhe dërgohet në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 02/07/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Voskopojë në fshatin Turan në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, 20-vjeçari me iniciale N.K. ka humbur kontrollin mbi automjetin Toyota duke bërë që makina të dilte nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas