Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1991, Si u zgjodh Berisha kryetar i PD?

2016/02/19 at 3:19 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
1991, Si u zgjodh Berisha kryetar i PD?

(Marrë nga libri Piedestale pa Statuja i Blendi Fevziu)


Mbrëmjen e 12 Shkurtit 1991 në dhomën e komisionit qenë dëgjuar thirrje, grindje me zë të lartë. Ato vinin deri në dhomën e gazetës ku rrinim pothuaj afër mesnate. Zërat e anëtarëve të kryesisë vinin të denatyruar.  Pak minuta më vonë u hap dera dhe prej andej ikën me zhurmë Arben Imami dhe Azem Hajdari. Ne dolëm në koridor. Dikush tha se kërkonin të bënin marrëveshje me Ramiz Alinë, por ata të dy nuk pranonin. Dikush tha një lajm tjetër më të pabesueshëm. U ula përballë makinës së shkrimit. Kisha një shije të keqe. Pse duhet të grinden, mendova, ky shkatërrim ka nevojë dhe vend për të gjithë!?

Ideja e një mirëkuptimi ideal në udhëheqjen e PD-së po vdiste. Në kryesi qenë ravijëzuar klanet. Ende të papërcaktuara, ende të pastabilizuara e të ndryshueshme ata ishin sidoqoftë realitet. Shumë vite më vonë do ta kuptoja se kjo ishte gjëja më e thjeshtë, më normale që mund t’i ndodhte një partie, diçka që do të vinte vetvetiu, me apo pa dashjen tonë. Por në atë kohë, kur askush nga ne nuk dinte dhe s’njihte asgjë nga politika, kjo më ngjante tragjike. Më dukej sikur një ëndërr e bukur po thyhej, edhe pse, ëndrra kishte marrë fund ditën që u vendos pluralizmi. Gjithçka pas kësaj, ishte tashmë betejë për të fituar zgjedhjet dhe për të marrë pushtetin.

Mbrëmjen e së nesërmes, një nga shokët e lidhur fort me Komisionin Nismëtar më tërhoqi prej krahu.

– Duhet hequr Azemi,- më tha,- duhet t’ia fusim patjetër. Ju duhet të na ndihmoni.

U stepa edhe njëherë.  Ndjeva se diçka qe përgatitur. Diçka që mbase do të kishte lidhje edhe me grevën tonë. Më 13 shkurt, në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kulturës, u mblodh aktivi i parë i PD-së. Gjithkush që qe i pranishëm mban mend vetëm një rrëmujë të plotë: Thirrjet e Azemit se intelektualët po bashkëpunojnë me Ramiz Alinë, fjalimin ekstremist të Shinasi Ramës i cili duke ngritur Azemin në qiell akuzonte Sali Berishën për agjent të Ramiz Alisë, nervozizmin e Preçit, Neritanin e porsathirrur në PD, Pashkon nervoz dhe të qetin Aleksandër Meksi, që u përpoq t’i qetësonte. Në të vërtetë pak vetë po e kuptonin atë që ndodhte. Pas pushimit do të votohej për Komisionin Drejtues. Tre anëtarë kryesie që i njihja u përpoqën në moment të më bindnin të votoja për Sali Berishën, e njëri prej tyre, një ish-pedagogu im, për Pashkon. Shoku i disa netëve më parë vërtitej kudo duke i bindur studentët të votonin kundër Azemit.

Më së fundi, aktivi zgjodhi komisionin drejtues të PD-së të përbërë nga:

Arben Demeti

Arben Imami

Azem  Hajdari

Dr.Aleksandër Meksi

K.sh. Eduard Selami

Merita Zaloshnja

Mitro Çela

Preç Zogaj

Dr. Sali Berisha

Tefalin Malshyti

Ilir Myftari

Edmond Trako

Blerim Çela

Neritan Ceka

Rexhep Uka

K.sh. Lili Dhamo

Dr. Gramoz  Pashko

Dr. Genc Ruli

Në deklaratën përfundimtare aktivi mbështeti kërkesën e studentëve për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.

PO ATË DITË NË PD

Errësira pati pllakosur prej kohe pas dritareve të selisë kur ata mbërritën në PD. Studentët e komisonit qenë aty, dhe që prej dy orësh nuk po vendosnin asgjë.

Pothuajse gjithë Kryesia e zgjedhur atë mëngjes dukej e shqetësuar. Arben Demeti rregullonte i vetëm dhomën, kur disa çaste më vonë do të zgjidhej kyetari i PD-së. Tefalin Malshyti la mbledhjen e studentëve për të hyrë aty. Të tjerët mbërritën duke sjellë diçka nga nata e ftohtë jashtë. I fundit Genc Ruli.

Azemi qe eliminuar dhe kandidaturat reale ishin dy: Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

Interesat dhe preferencat e momentit kishin ndarë kryesinë në klane dhe grupime të paqëndrueshme. Arben Demeti propozoi edhe një kandidaturë të tretë: Aleksandër Meksin.

-Konkurrenca midis Pashkos dhe Berishës do ta shkatërrojë partinë,- deklaroi ai,- prandaj unë propozoj Meksin si një kandidaturë të ekuilibruar.

Një i tretë, me sa duket Imami, shtoi edhe kandidaturën e Azem Hajdarit. Sipas statutit, fituesi duhet duhet të merrte më tepër se gjysmën e votave të vlefshme. Diskutimet zgjateshin pafund dhe askush nuk përcaktonte gjë.

-Unë mendoj se kryetar duhet të jetë Berisha,- deklaroi Neritan Ceka i zgjedhur në kryesi atë mëngjes. – Edhe këto dy muaj pavarësisht nga Azemi, njerëzit kanë njohur si kryetar Berishën. Ky më duket një formalitet.

Preç Zogaj i ngritur pas tij e përkrahu edhe ai fort. Votimi nuk zgjati shumë:

Berisha      9 vota

Pashko 5 vota

Meksi   4 vota

Hajdari 1 votë

Berishës i duhej edhe një votë për t’u ulur në karrigen bosh të kryetarit. Ai ishte në krye të tavolinës më afër se kurrë. Prej saj gjithçka qe e mundshme dhe e arritshme. Jam i sigurt se atë moment, askush nuk e mendonte se në atë dhomë të vogël dhe të pandriçuar mirë, në katin e dytë të një shtëpie në rrugën e Kavajës, po zgjidhej jo kryetari i PD-së, por njeriu që do të drejtonte Shqipërinë së paku në katër vitet e ardhshme. Duke votuar për të, ata po votonin njëherazi presidentin që do të pasonte Ramiz Alinë e pse jo, edhe politikanin më të rëndësishëm të Shqipërisë në një apo dy dekadat e ardhshme.

Votimi nuk u përsërit më. Neritan Ceka ndërhyri duke sqaruar se tashmë nuk ishte çështje procedurash dhe të gjithë në Shqipëri, njihnin për kryetar doktor Berishën. Ndërhyrja e Cekës qe e prerë. Arben Demeti, që merrej me procedurat nuk ndërhyri. Në çdo rast vota e vetme e Azemit do shkonte për Berishën dhe ai do të ishte kryetar gjithsesi, sqaroi më vonë. U vendos me konsensus që Berisha të ishte kryetar, por ai të vendoste kolegjialisht. Në fakt, Sali Berisha shihej si kryetar i PD pa u ulur ende në atë post.

Ishte mbrëmja e datës 14 shkurt, kur duke përcaktuar kryetarin e ri, PD-ja kishte përcaktuar fytyrën e shtetit të ardhshëm që do të drejtonte disa muaj më pas.

Kur ata dolën ne ishim ende aty. Berisha i zbriti edhe një herë shkallët me hapin e tij të madh e energjik. Pashkoja dukej i prerë. Asnjë nuk u kujtua të pyeste për grevën, mitingjet dhe atë që po ndodhte në universitet. Piketat e para qenë vënë dhe në krye të tyre ata do të grupoheshin e rigrupoheshin rishtaz. Me ne apo pa ne e ardhmja do t’ju siguronte një karrierë të shkëlqyer, duke i vendosur në majat e gjeneratës së tretë politike që kur ishte krijuar shteti shqiptar.

(Marrë nga libri Piedestale pa Statuja i Blendi Fevziu)

 

 



Ju sugjerojmë

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Para
Ja si e përkëdhel Enca Noizyn

Ja si e përkëdhel Enca Noizyn

Itali/ Arrestohet shqiptari që donte të vriste gruan

Ndrangheta, plantacione drogë në Shqipëri arrestohen 28 persona

Nga qentë që lehin te lodrat e Zahos. Ja batutat e Ramës për Blushin

Nga qentë që lehin te lodrat e Zahos. Ja batutat e Ramës për Blushin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
20 Qershor, 2026

‘Në 35 vjet karrierë nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë’-ishin fjalët e thëna nga Vincenzo Montella pas humbjes...

Lexo më shumë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
20 Qershor, 2026

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare...

Lexo më shumë

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
20 Qershor, 2026

Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze....

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
20 Qershor, 2026

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është paditur për korrupsion dhe abuzim përmes ndikimit të paligjshëm. Në një urdhër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}