Life Style

1939/ “Flitet se mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 08/08/20 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja- “L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë.

Një kurorë e humbur

Mbreti Zog, sovran i Sirisë ?

Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

 Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.

 Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.

 Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.

Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.

https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenti-i-daily-herald-ne-jeruzalem-1939-flitet-se-mbreti-zog-do-te-ngjitet-ne-fronin-e-sirise/

Pas