Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1938/Intervista e njerkut dhe vëllait të mbretëreshës Geraldinë pas dasmës

2018/11/01 at 9:48 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 5 min
A A
1938/Intervista e njerkut dhe vëllait të mbretëreshës Geraldinë pas dasmës

“Ce soir” ka botuar, të dielën e 22 majit 1938, në faqen n°5, intervistën e të dërguarit të saj të posaçëm René Dunan me njerkun dhe vëllain e mbretëreshës Geraldinë në lidhje me dasmën mbretërore të zhvilluar pak kohë më parë në Shqipëri, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Rentier në Nice, komandanti Gireaud na deklaron: Po mësoj zanatin e vjehrrit (nga i dërguari ynë i posaçëm René Dunan)

Nice, 21 maj (nëpërmjet telefonit) :

Pranvera në Nice është padyshim gjëja më e bukur që ekziston. Pemët e sapo çeluara të bulevardit “Victoire” lejojnë të kapërcejë dritën e fortë të diellit që shkëlqen mbi vitrinat.

Në këtë vend, të bekuar nga perënditë, i lagur nga ujërat e Mesdheut, dhe ku atmosfera është e mbushur me aroma të ëmbla të bimësisë së harlisur, një botë kozmopolitane duket se ka lënë takim.

Disa vjet më parë, ky Cosmopolis (Kozmopolis) i vogël mirëpriti një familje, e ngjashme me shumë të tjera, për të cilën ndoshta nuk do të kishim folur kurrë, nëse një ditë, gjatë një balloje në Budapest, një vajzë e quajtur Geraldinë nuk do të kishte takuar Zogun I, mbretin e Shqipërisë.

Histori klasike e zhanrit “e mrekullueshme” që të kujton legjendat e vjetra që mësueset e shkollës së vajzave të reja të Nice mund tu tregonin ndoshta nxënësve të tyre, konteshën Geraldinë Apponyi…

Sepse, mbi stolat e bulevardit Marshall Foch, në Nice, u rrit mbretëresha e tanishme e Shqipërisë.

Nëna e saj, kontesha Apponyi, e divorcuar nga konti, ish-marshall i oborrit të Franz-Jozefit u martua, në fakt, para 15 vitesh, me një oficer francez në pension, komandantin Gireaud.

Ushtar me origjinë prej fshati, burri i ri i konteshës vazhdoi të jetonte në pronën e tij në Toulon, ndërsa bënte udhëtime të shpeshta në Nice, ku gruaja e tij kishte vendosur të mbikqyrte edukimin e fëmijëve të saj.

Për pesë vjet, Geraldina ndoqi shkollën e mesme dhe pastaj u kthye në Budapest, ku ajo kishte një vend special në oborrin mbretëror. Aty ajo njohu Zogun I. Pastaj e dimë historinë në vijim…

 

Gruaja ime thotë që flas së tepërmi

Martesa e zonjës Geraldinë u zhvillua në Tiranë, me gjithë madhështinë që kanë takimet mbretërore, ndoshta ndonjëherë pa lumturi.

Natyrisht, familja e mbretëreshës së re mori pjesë në ceremonitë e ndryshme. Festimet përfunduan, komandanti Gireaud, gruaja dhe fëmijët e tij u kthyen në banesën e tyre në “Rrugën Gounod”, në Nice.

Pra, një nga këto pasditet e fundit, unë shkova të trokas në derën e banesës pothuajse mbretërore.

Një çupë e vogël, me përparëse të bardhë, të cilën unë mezi e dalloj në dritën e zbehtë, më pyet për qëllimin e vizitës sime. Një zë, që duket se vjen nga më tutje, ndalon përgjigjen time :

— Lëreni të hyjë.

E gjej veten përballë një personazhi me trup mesatar, i veshur shtëpiak, me pantofla në këmbë dhe me një xhaketë të trashë të Brandenburgut. Pa më lënë mundësinë të prezantohem, vazhdon :

— Çfarë dëshironi ?

— Jam reporter i “Ce soir”.

Edhe sikur rrufeja të binte në këmbët e tij, nuk do ta kishte habitur po aq komandantin Gireaud. Por më në fund, qetësohet dhe ne hymë së shpejti në një dhomë të bukur, por të errët, e dekoruar nga një portret i mbretëreshës Geraldinë kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe.

Nga ai moment, nuk munda të thoja një fjalë. Duke folur pa pushim, komandanti Gireaud, i bërë kolonel sipas vullnetit të mbretit Zog, më tregoi me pasion udhëtimin e tij në Shqipëri :

— Çfarë dëshironi që t’ju them ? Nuk e di unë. E kuptoni, më ndodhi krejt rastësisht të jem vjehrri i një mbreti. Pra, po mësoj zanatin e vjehrrit…Udhëtimi ynë ? Qe i mrekullueshëm. Dhe pastaj ju nuk mund ta dini se sa një regjim mbretëror mund të jetë serioz, i ashpër, i striktë.

— Por më në fund, përshtypjet tuaja ?

— Të jashtëzakonshme. Hungaria kishte bërë një përpjekje të madhe dhe pesëdhjetë personazhe zyrtare ishin dërguar. Edhe Italia. Duka i Bergamos erdhi me dy anije, ndërsa konti Ciano mbërriti me avion. Për fat të keq, unë isha i vetmi përfaqësues i Francës.

— Po ministri (përfaqësuesi) i Francës ?

— Ai ishte në një qoshe. Ishte një punë e mërzitshme për të. Nuk përfituan nga prania ime. Megjithatë, unë i pata ftuar gazetarët në një darkë të madhe.

I lodhur, bashkëbiseduesi im ndalet, psherëtin, ndoshta duke menduar për këto bankete të lavdishme, por të padobishme.

Pastaj ai vazhdon:

— Nëse gruaja ime do ta dinte se jeni këtu, ajo do të më bërtiste. Ajo thotë se flas më shumë se ç’duhet…

I zënë ngushtë, i përgjigjem në mënyrë evazive

Komandanti Gireaud, i lançuar tashmë, do të më japë disa informacione që unë po i transkriptoj duke u dridhur, sepse ka shumë gjasa që ato mund të zemërojnë oborrin mbretëror të Tiranës :

— Po, është për të ardhur keq që Franca e la pas dore këtë martesë. Italia e kuptoi rëndësinë e saj. Megjithatë, ju e dini, unë jam anti-italian.

Por, e kontrollon veten menjëherë dhe shton :

— Mbi të gjitha, mos thoni gjë, Zogu…më falni : Madhëria e Tij nuk do të ishte i kënaqur. Ai mund të ketë telashe me Ciano-n.

Megjithëse “anti-italian”, vjehrri i mbretit Zog pranon se admiron vendin e Musolinit. Mendoni pak : ai ka parë atje fëmijë tetë vjeçarë që punonin tokën në vend se të shkonin në shkollë !

Ai më dëshmon sërish modestinë e tij (kalorës i Legjionit të Nderit që prej njëzet e një viteve, megjithëse nuk e mban medaljen) dhe më tregon albumin ku janë ngjitur me kujdes të gjitha copëzat e gazetave që flasin për martesën e Geraldinës.

 

Kunati i mbretit

Dhe ja tani konti Jules-Louis Apponyi, katërmbëdhjetë vjeç, nxënës në liceun e Nice dhe vëlla i mbretëreshës së Shqipërisë.

— Mbreti ka qenë shumë i sjellshëm me mua, tha i riu. Për dasmën, ai më bëri dhuratë një kostum madhështor hungarez, të qëndisur prej ari.

— Çfarë do të bëni më vonë ?

— Po përgatis Shkollën Ushtarake dhe pastaj do të shkoj në Oborrin mbretëror.

Sapo kaloi pragun e sallonit, kur komandanti Gireaud më pyet :

— A do të bëni një artikull të gjatë me ato që ju thashë ?

— Njëqind e pesëdhjetë rreshta.

— Aq shumë !

Përgjigjja qe e shpejtë, e mprehtë, e gëzueshme, ndërsa një lloj kënaqësie shkëlqente në shikimin e oficerit ne pension.

 

Nga Aurenc Bebja, Francë, (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1938-intervista-ekskluzive-me-njerkun-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-ne-france-pas-dasmes-mbreterore-ne-shqiperi/

Etiketa: dasemGeraldinëvellai




Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta aktori shqiptar
-Kulturë

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

10 Shtator, 2023 11:22 am
Kthehen në atdhe eshtrat e Qazim Mulletit, të hënën kryhen homazhet dhe varrimi në Tiranë
-Kulturë

Kthehen në atdhe eshtrat e Qazim Mulletit, të hënën kryhen homazhet dhe varrimi në Tiranë

24 Gusht, 2023 4:36 pm
“Di të gatuaj byrek”, intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Kanë të Francës
-Kulturë

“Di të gatuaj byrek”, intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Kanë të Francës

10 Gusht, 2023 11:56 am
Muzikali “Mamma mia”, për herë të parë në Tiranë
-Kulturë

Muzikali “Mamma mia”, për herë të parë në Tiranë

25 Korrik, 2023 2:43 pm
1922/Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Njohja nga SHBA, shtytja më e madhe për vendin
-Kulturë

1922/Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Njohja nga SHBA, shtytja më e madhe për vendin

12 Korrik, 2023 9:35 am
1922/Anëtarë të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesari strehohen në shkollën amerikane
-Kulturë

1922/Anëtarë të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesari strehohen në shkollën amerikane

17 Qershor, 2023 11:16 am
“Parajsa e panjohur e Mesdheut”, media spanjolle flet për plazhet e Shqipërisë
-Kulturë

“Parajsa e panjohur e Mesdheut”, media spanjolle flet për plazhet e Shqipërisë

7 Qershor, 2023 3:12 pm
Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos
-Kulturë

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

28 Maj, 2023 12:00 pm
Proklamata e Ismail Qemalit ndaj Partisë Shqiptare në SHBA dhe kundërpërgjigjia e Nolit
-Kulturë

Proklamata e Ismail Qemalit ndaj Partisë Shqiptare në SHBA dhe kundërpërgjigjia e Nolit

20 Maj, 2023 1:21 pm
Video/Albina dhe familja Kelmendi dhurojnë emocione në finalen e Festivalit Europian
-Kulturë

Video/Albina dhe familja Kelmendi dhurojnë emocione në finalen e Festivalit Europian

13 Maj, 2023 10:51 pm
Para
Ndalohet infermierja e spitalit Psikiatrik, dyshohet se merrte rryshfet

Ndalohet infermierja e spitalit Psikiatrik, dyshohet se merrte rryshfet

E quante ”Mbretëresha e OTR”, shoku i Noizyt ofendon publikisht Encën

E quante ''Mbretëresha e OTR'', shoku i Noizyt ofendon publikisht Encën

Reperi i Babastars ofendon Ledri Vulën: ‘GAY’,ja cila mund të jetë arsyeja

Reperi i Babastars ofendon Ledri Vulën: 'GAY',ja cila mund të jetë arsyeja














TE FUNDIT

Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lider në digjitalizim

Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lider në digjitalizim
22 Shtator, 2023

U zhvillua dje Future Tech, panairi i parë i teknologjisë në Shqipëri, ku morën pjesë kompanitë lider në fushën e...

Lexo më shumë

Greqi/ E tërhoqi ekskavatori zvarrë në ditën e parë të punës, humb jetën i riu shqiptar

Greqi/ E tërhoqi ekskavatori zvarrë në ditën e parë të punës, humb jetën i riu shqiptar
22 Shtator, 2023

Një ngjarje tragjike është regjistruar pak pas orës 10:00 të së premtes në Agrinio të Greqsë, ku një 24-vjeçar shqiptar...

Lexo më shumë

U përplas nga një makinë teksa ecte me biçikletë, në gjendje të rëndë një person në Korçë

U përplas nga një makinë teksa ecte me biçikletë, në gjendje të rëndë një person në Korçë
22 Shtator, 2023

Një aksident është regjistruar në qendër të qytetit të Korçës pasditen e sotme. Një automjet ka përplasur një qytetar që...

Lexo më shumë

Begaj u kërkon njohjen e Kosovës Presidentit të Kenias, Presidentit të Botsvanës dhe atij të Sudanit të Jugut

Begaj u kërkon njohjen e Kosovës Presidentit të Kenias, Presidentit të Botsvanës dhe atij të Sudanit të Jugut
22 Shtator, 2023

Presidenti Begaj i kërkon Presidentit të Kenias, Presidentit të Botsvanës dhe Presidentit të Sudanit të Jugut, njohjen e Republikës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com