-Kulturë

1933/ Ambasadori i Britanisë në Shqipëri: Arritjet nën udhëheqjen e mbretit Zog


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 24/11/21 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 3 janarit 1933, në faqen n°5, deklaratën e Sir Robert MacLeode Hodgson (ambasador i Britanisë së Madhe asokohe në Shqipëri) mbi arritjet e kombit tonë nën udhëheqjen e Mbretit Zog.

Diplomati përshëndet përparimin shqiptarKujton çrregullimin e 20 viteve më parë

Tiranë, e hënë. — Vlerësimi i Evropës për përparimin e shpejtë që ka bërë Shqipëria nën mbretërimin e Mbretit Zog I u ilustrua këtu në festën kombëtare, kur Sir Robert MacLeode Hodgson, ministër britanik dhe dekan i trupit diplomatik, bëri një homazh sinjalizues për vendin.

Në prani të monarkut, i cili argëtoi diplomatët, Sir Robert kujtoi çrregullimin dhe prapambetjen e Shqipërisë 20 vjet më parë.

 “Ne, kolegët e mi dhe unë, e shohim me sytë tanë përparimin e këtij vendi,” tha ai. “Njëzet vjet më parë çrregullimi ishte rregulli i vetëm, të gjitha llojet e ndërlikimeve dobësonin kombin, nuk kishte mjete lëvizjeje dhe nuk bëhej fjalë për një qeveri qendrore.”

 “Tashmë rendi dhe paqja janë siguruar, një rrjet rrugësh krejt i mbaruar ose në ndërtim e ka përhapur (zhvilluar) vendin, shkollat dhe gjykatat e drejtësisë ekzistojnë kudo dhe është krijuar një sistem administrimi në të gjitha degët. Në një 20 vjet Shqipëria arriti të ngjitet në vendin e saj të duhur.”

 “Unë jam për të gjitha reformat që janë të dobishme për komoditetin dhe prosperitetin e Shqipërisë,” tha Mbreti Zog para asamblesë.

 Spitale të reja janë ndërtuar, po hapen shkolla, po kultivohen arat dhe lindi një letërsi e re shqipe. Është formuar një shoqëri e arteve, ndërsa një teatër kombëtar dhe një akademi muzikore pritet të pasojnë institutin e ri dramatik të hapur së fundmi në Tiranë.

 

Pas