Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1923/ Zogu kryeministri më i ri, figurë e veçantë në politikën botërore

2019/05/03 at 9:50 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1923/ Zogu kryeministri më i ri, figurë e veçantë në politikën botërore

“Excelsior” ka botuar, të martën e 11 shtatorit 1923, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësit të saj, Ahmet Zogut, pranë konferencës së ambasadorëve, mbi vrasjen e kolonel Tellinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


27 vjeçar dhe President i Këshillit të Ministrave (Kryeministër)

Kjo është mosha e Ahmet Zogut, President i Këshillit të Ministrave (Kryeministër) të Shqipërisë, Ministër i Brendshëm dhe Ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Një elitë e re burrash drejton Shtetin

“Qeveria shqiptare sapo ka dorëzuar në konferencën e ambasadorëve, nëpërmjet të ngarkuarit të saj me punë në Paris, Xhemil Dino, një letër që siguron konferencën e ambasadorëve për të gjitha përpjekjet e qeverisë shqiptare për të lehtësuar punën e komisionit « hetues në territorin helen në lidhje me kërkimin dhe dënimin e fajtorëve të atentatit ndaj misionit Tellini. »

Kjo letër është firmosur nga Ahmet Zogu, President i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Ministër i Brendshëm dhe Minisitër i Punëve të Jashtme.

Kreu i qeverisë shqiptare është një figurë e veçantë në politikën botërore. Është pa dyshim, presidenti më i ri i Këshillit të Ministrave në botë, pasi ai është vetëm njëzet e shtatë vjeç. Por që nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeçare dhe disa herë, ai ka luftuar për pavarësinë e vendit të tij, fatin e të cilit sot e ka në dorë.

Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, ka parë regjimin e saj politik të transformohet prej luftës. Kujt nuk i kujtohet Princi legjendar Vid, i cili pranoi kurorën e Shqipërisë në shkurt 1914, u kurorëzua në mars dhe u largua nga froni dhe populli i tij në shtator të të njëjtit vit, pikërisht në momentin e fitores së Marne-s ?

Shqipëria nuk gjeti më shumë ekuilibër nën diktaturën ushtarake të Esat Pashë Toptanit. E pushtuar nga austriakët, pastaj nga italianët, « Epiri fatkeq » e gjeti pavarësinë e plotë vetëm në 1922.

Kufijtë e saktë të 28.000 kilometrave katrorë të territorit të saj kanë qenë të fiksuara, por çështjet e demarkacionit praktik të kufijve ende nuk janë zgjidhur dhe kjo është ajo që motivoi veprimin e komisionit të kolonelit Tellini.

Natyrisht, shqiptarët po protestojnë sot, me vendosmëri, ndaj të gjitha gjërave që do t’i bënin ata përgjegjës të sulmit politik që kërkon hetimin e konferencës së ambasadorëve.

Anëtarët e kolonisë shqiptare janë mjaft të shumtë në Paris. Ata madje themeluan një dhomë tregtie franko-shqiptare, president i së cilës është një francez, inxhinier Georges Vincent, ndërsa një nga nënkryetarët është Z. Stavri, doktor në drejtësi i Fakultetit të Parisit, dhe zëvendëspresidenti tjetër është Z. Husson, francez.

Në Shqipëri, Franca përfaqësohet nga i ngarkuar me punë, Z. Beguin-Billecocq; nga një konsull dhe një oficer konsullor. Liceu kombëtar, i cili funksionon në Korçë, drejtohet nga një francez dhe gjuha franceze mësohet aty zyrtarisht. Si çështje reciprociteti, u organizua në Francë një kurs i gjuhës shqipe në Shkollën e Gjuhëve Orientale.

Shqipëria ka tentuar, që nga fitimi i pavarësisë së vërtetë, të krijojë institucione demokratike. Kështu që një Asamble Kombëtare, e cila u mblodh në vitin 1920, zgjodhi me votim, një Këshill Regjence (Këshill i Naltë i Regjencës) prej katër anëtarësh, që mbajnë funksionet e presidentëve të republikës. Ky Këshill Regjence, roje e Kushtetutës, zgjedh Kryetarin e Këshillit të ministrave, i cili zgjedh bashkëpunëtorët e tij. Një parlament prej shtatëdhjetë e pesë deputetësh kontrollon aktet e ekzekutivit. Kështu e organizuar, Shqipëria, e udhëhequr nga një elitë burrash të rinj e të grupuar pas presidentit të tyre të ri të Këshillit (Ahmet Zogu), po përpiqet të bëhet një shtet modern. Dhe kështu, ajo sapo i ka bërë thirrje një misioni teknikësh francezë për ta pajisur atë me rrjete hekurudhore që deri më tani i mungonin.” — Charles d’Avron.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1923-ahmet-zogu-kryeministri-me-i-ri-ne-moshe-nje-figure-e-vecante-ne-politiken-boterore/

Etiketa: kryeministerunikZOGU


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Vuçiç: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

Vuçiç: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

Këngëtarja shqiptare përfshihet në aksident: Sa e çmuar është jeta

Këngëtarja shqiptare përfshihet në aksident: Sa e çmuar është jeta

Presidenti serb vizitë në Tiranë

Presidenti serb vizitë në Tiranë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}