Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1914/ Esat Pasha: Princ Vidi nuk mund të jetë më Mbret i shqiptarëve

2020/01/22 at 9:56 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1914/ Esat Pasha: Princ Vidi nuk mund të jetë më Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2020

“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 8 korrikut 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Princ Vidi nuk mund të jetë më mbret
Të paktën kështu thotë Esat Pasha

Esat Pasha, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili u përjashtua nga atdheu i tij nga Princ Vilhelm Vidi në vijim të ngjarjeve nga të cilat ne me siguri i kujtojmë, sapo ka mbërritur në Paris.

Ai na priti dje me respekt të madh, dhe askush nuk do të dyshonte se, do të dukej aq Parizian, në një xhaketë të zezë elegante, për të cilën u akuzua se kishte ekzekutuar një nga mbrojtësit kryesorë të Shkodrës, gjatë luftës Turko-Ballkanike.

Esat Pasha, i cili flet frëngjisht, nuk e beson ende veten të përgatitur sa duhet që të flasë gjuhën tonë pa ndihmën e një përkthyesi.

— Çfarë mendoni, Shkëlqesi, për situatën aktuale në Shqipëri ?

— Sigurisht, mund të ishte më mirë; sidoqoftë, kam besim se atdheu im, me përkrahjen dhe ndihmën e fuqive të mëdha, do të jetë në gjendje të dalë nga sikleti me të cilin po lufton. Dhe zhvillimi i tij nuk do të vonojë shumë për të qenë madhështor.

— A e konsideroni si të humbur çështjen e Princ Vidit ?

— Absolutisht. Princi nuk ka treguar asnjë nga cilësitë që duhet të zotërojë një drejtues njerëzish; hezitimet e tij, masat e ngathëta që ai ndërmori në lidhje me njërin apo me tjetrin, e bënë që të humbte popullaritetin, gjë do ta detyronte atë herët a vonë të ikte ose të abdikonte.

“Unë nuk kam ambicie!…”

— Po kush mund ta zëvendësojë ? Ju vetë …

— Të mos flasim për mua, ju lutem, thotë Esati me plot gjallëri. Asnjëherë nuk kam aspiruar për një dinjitet të tillë dhe nuk e kam kërkuar kurrë. Unë kërkova vetëm një gjë, që t’i shërbej mirë vendit tim, dhe për këtë vura në dispozicion të tij jetën time dhe të gjitha gjërat e mia, dhe ju e dini se si Vilhelm Vidi më shpërbleu për këtë. Kush mund të marrë kurorën ? – më pyesni ju. Të jeni të sigurtë – dhe ne shohim në buzët e bashkëbiseduesit tonë një buzëqeshje disi sardonike – të jeni të bindur se vullneti i mirë nuk do të mungojë dhe që fuqitë e mëdha nuk do të gabojnë për të gjetur një kandidat që plotëson cilësitë e nevojshme…

— Por, ne insistojmë, nëse fuqitë e mëdha ju ofrojnë të jeni ky kandidat ?

— Edhe një herë, unë nuk jam kandidat dhe dua vetëm një gjë : të kontribuoj, me mundësitë që kam, të sjell lumturinë e vendit tim.

— A duhet të konsiderohet udhëtimi juaj në Francë si një udhëtim studimesh apo i kohës së lirë, apo ka një qëllim diplomatik ?

— Një qëllim diplomatik, jo; por, zotëri, i internuar nga atdheu im, shkoj këtu e atje, në Itali, në Zvicër, tani, në Francë, në Paris, të cilin tashmë e admiroj dhe e dua thellësisht.

Ne po përgatiteshim që të ndaheshim prej tij, kur ai na tha :

— Mësova se një familje franceze ishte e burgosur në Shqipëri nga ata që quhen “kryengritës”. Kam mësuar gjithashtu se ajo ishte arrestuar në pronat e mia. Eh pra! përmes zërit të fuqishëm të gazetës suaj, siguroni prindërit e kësaj familje, i thoni që nuk do t’i keqtrajtojnë. Shërbëtorët e mi e njohin me të vertetë shumë mirë vullnetin tim për të mos e zbatuar atë. Ata e dinë që asnjë i huaj, e posaçërisht asnjë francez, nuk duhet të keqtrajtohet. Edhe një herë, siguroni familjet.

Me këto fjalë u larguam prej Esatit, princit shqiptar…

Etiketa: esat pashaprinc vidi

Ju sugjerojmë

Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta
Rajoni

Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta

1 Korrik, 2025 10:54 am
Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!
Aktualitet

Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!

1 Korrik, 2025 10:51 am
Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Rajoni

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 Korrik, 2025 10:41 am
Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
Aktualitet

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

1 Korrik, 2025 10:37 am
Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë
Aktualitet

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

1 Korrik, 2025 10:27 am
BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
Rajoni

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

1 Korrik, 2025 10:19 am
Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve
Bota

Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve

1 Korrik, 2025 10:17 am
Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed
Bota

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

1 Korrik, 2025 10:06 am
Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

1 Korrik, 2025 9:59 am
Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Para
Zgjidhet Presidentja e parë grua në historinë e Greqisë

Zgjidhet Presidentja e parë grua në historinë e Greqisë

Kapet duke grabitur një banesë, pranga 36-vjeçarit në Shkodër

Kapet duke grabitur një banesë, pranga 36-vjeçarit në Shkodër

Bojkotohet mësimi tek Filologjiku, studentët në revoltë nisin protestën

Bojkotohet mësimi tek Filologjiku, studentët në revoltë nisin protestën

TE FUNDIT

Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta

Kurti: Me rëndësi të jem në Shkup, sidomos tani që kemi pika të përbashkëta
1 Korrik, 2025

Ka folur shkurtimisht për mediat nga Shkupi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Teksa foli për Planin e...

Lexo më shumë

Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!

Po ecim siç duhet drejt BE/ Rama: Më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!
1 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët nga Shkupi, lidhur me Planin e Rritjes u shpreh se: “Po na...

Lexo më shumë

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
1 Korrik, 2025

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit - ose së paku...

Lexo më shumë

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
1 Korrik, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut është dërguar për ekzaminim në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas sekuestrimit të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com