Kryesore

19 pacientë në terapi intensive, si raportohet situata në spitalet Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 08/08/20 |
el ida

Vijon të mbetet e lartë shifra e personave të shtruar për shkak të Covid 19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se në të dy spitalet po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ministria njoftoi po ashtu se janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit u shënuan katër viktima, ndërkohë që në 500 testime të kryera rezultuan 124 raste pozitive./Opinion.al

Pas