Kronikë

174 të arrestuar nga operacioni i Europol, hetime dhe në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 11/11/21 |
Opi Nion

174 persona janë arrestuar nga një operacion të Europol, ku hetimet përfshinë edhe Shqipërinë.

Operacioni është zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit në 17 shtete të ndryshme, ku janë kontrolluar mijëra persona, automjete dhe prona të ndryshme dhe janë sekuestruar drogë e llojeve të ndryshme, armë dhe prona.

Sipas Europol në operacion janë përfshirë vende si Shqipëria, Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Suedia.

Operacioni ka nisur që prej vitit 2013 dhe si synim ka pasur shkatërrimin e një grupi kriminal që vepronte në të gjithë Evropën.

Europol në fund sqaron se suksesi i këtij operacioni ka qenë shkëmbimi i shpejtë i informacionit ndërmjet agjencive pjesëmarrëse të zbatimit të ligjit./ Opinion.al

Pas