Kronikë

Arrestohet ish-zyrtari, favorizoi një të burgosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 11/11/21 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar ish-juristin e Burgut të Peqinit, Gani Shehu pasi përpiloi një shkresë me të dhëna të rreme në favor të një të burgosuri.

Prokuroria e akuzon Shehun për “Falsifikim të dokumenteve”, pasi shkresa e hartuar prej tij u përdor në proces gjyqësor nga I paraburgosuri për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Sipas prokurorisë, përfshirja e Shehut në veprimtarinë kriminale është provuar pas një sërë verifikimesh të kryera pas marrjes së shkresës në një nga seancat gjyqësore./ Opinion.al

Pas