Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“17 euro për një udhëtim vajtje-ardhje”,PD denoncon konçesionin Milot-Fier

2020/11/23 at 1:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Qeveria gënjen, rezervat e shtetit kanë zero ushqim

Partia Demokratike denoncon konçesionin e rrugës Milot – Fier si një skemë korrupsioni.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti Enkeled Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Energjitikës, Belinda Balluku se nëpërmjet këtij tenderi po planifikojnë të vjedhin para publike duke rritur kostot e rrugës.

Sipas tij për këtë konçesion ka vetëm një ofertues, gjë e paralajmëruar siç tha Alibeaj, nga PD që në muajin shkrut.

“Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është kompania greke Terna. Ka shkuar pikë për pikë siç e kemi parashikuar ne, që në shkurt, akoma pa u hapur tenderi farsë. Belinda Balluku nuk iu përgjigj atëherë pyetjes se çfarë e lidh me kompaninë greke. As sot nuk është në gjendje të shpjegojë pse vetëm kompania greke mori pjesë në tenderin që ajo dhe Edi Rama e shpallën me bujë të madhe disa javë më parë”, deklaroi Alibeaj.

Më tej ai tha se kostoja 1.2 miliardë euro e rrugës është e fryrë për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. Sipas ish-deputetit të PD, çdo qytetar për një udhëtim vajtje ardhje në këtë autostradë do të duhet të paguajë 17.4 euro.

“Me kushtet e vendosura nga qeveria në ikje, koncesioni është një masakër financiare për qytetarët. Qeveria në ikje kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, e planifikuar në kulmin e pandemisë. Kur shqiptarët ishin të tmerruar nga karantina, nga virusi i panjohur, kur mbi 100 mijë prej tyre humbën vendet e punës dhe bizneset falimentuan apo u dobësuan, Edi Rama dhe Belinda Balluku planifikuan t’i vjedhin edhe më shumë. Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari.”, vijoi ish-deputeti.

Në fund  të deklaratës së tij për shtyp, Enkeled Alibeaj u shpreh se PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit.

“Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të patur sukses! Është një aferë që ka për të dështuar. Partia Demokratike i ka bërë thirrje  çdo kompanie të tërhiqet nga ky projekt që vjedh qytetarët në ortakëri me Edi Ramën. Ne e kemi bërë të qartë për çdokënd: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion dhe vjedhje!”, /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Para
Gjeneral Albert Mullai merr drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura

Gjeneral Albert Mullai merr drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura

Nesër ndërpritet puna në Kakavijë, pala greke në grevë

Nesër ndërpritet puna në Kakavijë, pala greke në grevë

Infektimet me COVID, mbyllet pjesërisht Bashkia e Gjirokastrës

Infektimet me COVID, mbyllet pjesërisht Bashkia e Gjirokastrës

TE FUNDIT

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
16 Janar, 2026

I lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjermani, Baki Wahsh, është një nga emrat më të njohur në industrinë...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
16 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com