Aktualitet

Nesër ndërpritet puna në Kakavijë, pala greke në grevë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 23/11/20 |
Opi Nion

Punonjësit e doganës greke në Kakavijë do të futen në grevë, duke bërë që puna në këtë pikë doganore të ndërpritet nga ora 07:00 e ditës së nesërme deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia Kufitare në Kakavijë, e cila është njoftuar nga autoritetet e policisë greke.

 “Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor” sqaron policia.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Policia thotë se përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet e rasteve emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh./ Opinion.al

Pas