Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

16 deri 55 vjeçe, ja çfarë duan femrat në shtrat sipas moshës

2018/10/09 at 12:25 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
16 deri 55 vjeçe, ja çfarë duan femrat në shtrat sipas moshës
Ja çfarë duan femrat në shtrat në mosha të ndryshme:

Nga 16 — 24 vjeç: Koha e zbulimeve

Kjo është në përgjithësi koha kur femra fillon të zbulojë seksin. Në këtë periudhë ajo është shumë kureshtare dhe do të provojë ndjesi të reja, pavarësisht se ende vet nuk e di se çfarë i pëlqen më shumë e çfarë i jep asaj më shumë kënaqësi. Gjithashtu në këtë periudhë femrat duan të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura pasi janë në një moshë ende të re dhe ka raste kur jo gjithmonë guxojnë të bëjnë atë që duan pasi mund ti druhen partnerit.

Nga 25 — 35 vjeç: Zhytje në kënaqësi

Kjo është mosha kur femrat e dinë shumë mirë se çfarë duan, e njohin trupin e tyre dhe dinë se si të marrin maksimumin nga marrdhëniet seksuale. Në këtë moshë femra arrin kulmin e orgazmës dhe është e hapur me partnerin e saj për ndjesi të reja dhe për eksperimente në jetën e vet seksuale.

Nga 35 — 45 vjeç: E lumtur me veten

Pas moshës 35 vjeç, femra në përgjithësi është në kulmin e realizimit të saj si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale, gjë që i jep asaj siguri dhe e bën të ndihet e qetë dhe e lumtur me veten. Në këtë moshë femra i njeh shumë mirë kënaqësitë e veta dhe nuk ngurron ti shijojë ato apo edhe të zbulojë ndjesi të reja seksuale. Problematikë në këtë periudhë mund të jenë rastet e menopauzës së hershme, që i shkaktojnë shumë ndryshime femrës.

Nga 45 — 52 vjeç: Prag i ri

Kjo është një moshë e vështirë për seksualitetin e femrës. Së pari është periudha e menopauzës dhe së dyti femra në këtë moshë mund të humbasë vetbesimin tek bukuria dhe trupi i saj, çka bëjnë që ajo mos të ndihet mirë dhe mos të ndihet tërheqëse për partnerin e saj. Femra mund të kalojë edhe momente shumë të vështira depresive në këtë moshë, por nëse është e rrethuar me dashuri në familje kjo mund të kthehet në një periudhë qetësie dhe harmonie shpirtërore për të.

Nga 52 — 55 vjeç: Vrull i ri seksual

Ndryshe nga etapa e mëparshme, pas moshës 52 e deri në moshën 55 vjeç, femra ndryshon rrënjësisht në kahun pozitiv. Ajo tashmë e pranon faktin e ndryshimeve në trupin e saj, e pranon se nuk është më 20 vjeçe dhe se nuk ka nga çfarë të trembet. Ajo rifillon aktivitetin e saj seksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja seksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.

Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri 

Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me orgazmën postmenopauzë. Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.

Etiketa: femratmosheshtrat

Ju sugjerojmë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Para
Basha: Përplasja për kokainën u shit si ngjarje banale. Duhet kurajo!

Basha: Përplasja për kokainën u shit si ngjarje banale. Duhet kurajo!

A shiten në mes të Tiranës për nxënës e të rinj narkotikë kuajsh?

A shiten në mes të Tiranës për nxënës e të rinj narkotikë kuajsh?

Kim Kardashian e fiksuar, photoshopon fotografinë e vajzës 9-muajshe

Kim Kardashian e fiksuar, photoshopon fotografinë e vajzës 9-muajshe

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com