Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 vjet AADF në Shqipëri, investim për ndryshime pozitive në vend

2024/05/15 at 5:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
15 vjet AADF në Shqipëri, investim për ndryshime pozitive në vend

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) organizoi një Konferencë për Shtyp, në praninë e z. Michael D. Granoff, Kryetar Bordi dhe Bashkëdrejtorëve Ekzekutivë z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata. Fokusi kryesor ishteaktiviteti 15-vjeçar në Shqipëri i AADF-së, me një angazhim financiar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha me rëndësi strategjike: sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.


Përfaqësuesit e AADF-së risollën në vëmendje projektet e shumta në arsim dhe lidership, për zhvillimin e aftësive digjitale dhe krijimin e mundësive të reja, për brezat e së ardhmes në Shqipëri, bazuar në modelet më të avancuara në botë si, TUMO Tirana (e para qendër për teknologji kreative në Shqipëri), Junior Achievement of Albania, AI for Youth – Inteligjenca Artificiale për të rinjtë, LEAD Albania, etj. Projektet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike në 8 zona të ndryshme të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër, Korçë, Berat, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, së shpejti edhe në Durrës, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, bazuar në modelet menaxhuese ndërkombëtare si BID-TID e  CRIMSON që mbështet start-ups, bizneset e vogla dhe të mesme, ishin paranteza e prezantimit të një tjetër projekti të rëndësishëm në ndihmë të bizneseve dhe inovacionit në Shqipëri: Innovation HUB – Qendra e Inovacionit e AADF-së, pranë Piramidës së Tiranës, që do të ndikojë ndjeshëm në fuqizimin e sipërmarrjeve dhe start-up në vend.

Në interes të pyetjeve të gazetarëve z. Michael Granoff theksoi se “Puna eAADF-së është që të japim para në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të arrijmë ndryshime pozitive në Shqipëri. Përfitimi ynë i vetëm është përmirësimi i jetës së shqiptarëve. Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë mund të matet në disa mënyra. Për shembull, nëse shohim atë që kemi bërë për përmirësimin e zonave turistike, do të shohim se kemi pasur efekt të matshëm për rreth një mijë biznese. Ju e shikoni këtë tek efekti në vlerën e pronës dhe tëbiznesit, për shembull, tek të gjitha qendrat historike të qyteteve ku AADF ka kontribuar. Junior Achievement funksionon në 120 vende dhe në asnjë vend nuk është më i suksesshëm se në Shqipëri, ku çdo fëmijë përfiton nga edukimi financiar. AADF-ja është pjesë e pranisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe të gjitha gjërat që ne bëjmë kontrollohen nga qeveria amerikane, ndaj punojmë në bashkërendim me të”.

Në përgjigje të pyetjes se nga vjen burimi i të ardhurave të AADF-së z. Granoff sqaroi median se “Në vitin 1995, SHBA ngriti fonde për zhvillimin e sektorit privat në shumë prej vendeve ish komuniste në Evropën Lindore dhe ofroi një fond prej 30 milionë dollarësh për Shqipërinë. Qëllim i këtij fondi ishte zhvillimi i sektorit privat në vend. Dhe gjatë viteve investuam në një sërë biznesesh, të cilat sot janë shumë të suksesshme. Me vendim tëQeverisëAmerikane, 100% e fitimeve që u gjeneruan nga ky fond qëndruan në vend dhe po përdoren më tej për fuqizimin e vendit nëpërmjet projekteve të AADF.

Një ndër fushat e operimit të AADF është Trashëgimia Kulturore dhe Ekoturizmi, ku disa prej projekteve më të rëndësishme ndër vite janë: krijimi i një modeli të qendrueshëm të turizmit për Drilon-Tushemisht; përgatitja e Planit të Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike të Durrësit dhe Plan Menaxhim destinacioni për Kalanë e Beratit; ngritja e Muzeut Hebraik Shqiptar dhe Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi; regjistrimi i pesë elementeve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO; sistemet e biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore; etj.

Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit pason vazhdën e projekteve në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe Ekoturizmit. z. Granofftheksoi edhe një herë rolin e AADF-së si donator në këtë projekt: “Kemi qenë të përfshirë prej shumë vitesh në ruajtjen e sitit arkeologjik të Butrintit, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi ynë nuk është të kemi në pronësi Butrintin, siç nuk kemi në pronësi Piramindën apo Pazarin e Ri, etj. Këto janë asete dhe pasuri publike, në pronësi të shtetit shqiptar dhe ai është përgjegjës për to. Ne nuk punojmë për QeveritëShqiptare, por punojmë meto. Nuk kemi përfitime në Butrint, siçnuk e kontrollojmë ne. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit drejtohet nga ministria e Kulturës, jo nga ne, por roli ynë është i rëndësishëm sepse kontribuojmë financiarisht në zhvillimin e qendrueshëm të Butrintit. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi qenë palë në këtë gjykim, por kjo është diçka që ka të bëjë me qeverinë. Jemi në një shoqëri demokratike, njerëzit kanë të drejtë të ngrenë padi dhe GJK e mori këtë vendim, në përmbushje të detyrës së saj. Për menaxhimin e Butrintit do tëkujdeset Butrint Management Foundation, dhe jo AADF-ja. Ne jemi thjesht dhurues, donatorë dhe partner strategjik që ndihmon me shuma të konsiderueshme fondesh”- u shpreh Z. Granoff duke shtuar më pas se modele menaxhimi, si ai i propozuari në Butrint, zbatohen me sukses në të gjithë botën.

“Që të mos ketë korrupsion, që paratë që futen të qëndrojnë në Butrint dhe që siti arkeologjik të ruhet janë interesi ynë kryesor. Që prej vitit 2022, plani i menaxhimit të Butrintit është shqyrtuar, pranuar dhe vlerësuar nga UNESCO, dhe po citoj një nga komentet e UNESCO-s, që e quante këtë plan menaxhimi “një fazë fillestare shumë të mirë për menaxhimin e ardhshëm të Butrintit”. UNESCO e ka parë planin e menaxhimit të Butrintit dhe ka shprehur miratimin e tij si një model e bazë fillestare të mirëpër të ardhmen e Butrintit.”

Angazhimi financiar i AADF për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit është 6.18 mln USD.

AADF si një organizatë jo-fitimprurëse filantropike, shërben si një katalizator në habitatin e saj, duke ofruar fonde dhe njohuri profesionale për të përmirësuar cilësinë e jetës së rinisë shqiptare, duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë. Të gjitha fondet që AADF menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar.



Ju sugjerojmë

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Para
Qëlloi me armë kryeministrit, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Qëlloi me armë kryeministrit, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Debate në komisionin e “TIMS”, Salianji refuzon kërkesën e Ballës: E shpallim ministrin në kërkim, punonjësit e gardës ta gjejnë

Debate në komisionin e “TIMS”, Salianji refuzon kërkesën e Ballës: E shpallim ministrin në kërkim, punonjësit e gardës ta gjejnë

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

Presidencialet në SHBA/ Konfirmohet përballja televizive mes Joe Biden dhe Donald Trump, ja data kur do të zhvillohet debati
















TE FUNDIT

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
13 Korrik, 2026

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që...

Lexo më shumë

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
13 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha...

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
13 Korrik, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg,...

Lexo më shumë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}