Rajoni

15-vjeçarja nga Tetova humb jetën nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 01/09/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24v orëve të fundit janë regjistruar 26 viktima dhe 905 të infektuar me koronavirus.

Mes viktimave, ishte edhe vajzë 15-vjeçare nga Tetova e cila ka humbur jetën, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilën nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviç, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veirut ka arritur në 5,954 ndërsa i rasteve aktive është 14,785.

Pas