Një 14-vjeçar po “lufton” me vdekjen ndërsa u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”.
Në timonin e makinës tip “Audi” ishte një 18-vjeçar, i cili sipas hetimeve të para, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi.
Për pasojë ka përplasur të miturin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi 18-vjeçar i makinës, është arrestuar nga policia, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. / Opinion.al