Aktualitet

14-vjeçarin e përplas makina


               Publikuar në : 08:45 - 18/07/19 |
geliano fataj

Një 14-vjeçar po “lufton” me vdekjen ndërsa u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”.

Në timonin e makinës tip “Audi” ishte një 18-vjeçar, i cili sipas hetimeve të para, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi.

Për pasojë ka përplasur të miturin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi 18-vjeçar i makinës, është arrestuar nga policia, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. / Opinion.al

Pas