Dashik Gubanova Frecke, nuk i ka prerë flokët që nga viti 2003 .
Ajo pëlqen që flokët të ‘rriten në mënyrë natyrale dhe të formësohen ashtu si duan’.
Flokët e vajzës që është quajtur ‘Rapunzel e ditëve të sotme’, po pëlqehen shumë, meqë ajo ka mbi 16 mijë ndjekës në Instagram.
Së fundmi, Frecke ka treguar edhe kur do t’i presë flokët.
“Sapo majat e fijeve të më prekin gishtat e këmbëve, do t’i presë”, ka thënë ajo, duke shtuar se më pas do t’i falë për bamirësi.