Maqedonia e Veriut vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj, njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, nga 1,489 testime të kryera. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 103 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155.071 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 147.043 janë shëruar dhe 5.342 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.686./ Opinion.al