InstaBIZ

Ish-punonjësit padisin Kim Kardashian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 25/05/21 |
Opi Nion

Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e kanë paditur miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre.

Sipas padisë së paraqitur në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë – refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime mes vakteve.

Ndërkohë, një burim i afërt me Kim ka reaguar duke u shprehur seaAjo asnjeherë nuk I ka lënë pas dore gjërat dhe i ka paguar gjithmonë në kohë faturat dhe punonjësit për punën e kryer. Burimi ka mohuar ëdo lloj akuze në lidhje me këtë cështje dhe se këta punonjës po padisin personin e gabuar.

Kim Kardashian po përflitet prej muajsh për një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Dyshja u përfolën për një marrëdhënie përtej miqësisë në muajin Prill, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.

Pas