-Jetë dhe Stil

13 janar, 1 në 20 persona nuk do të dalin nga shtëpia këtë të premte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 11/01/17 |
root

Një në 20 persona është aq supersticioz sa këtë të premte, më datë 13 nuk do të dalë nga shtëpia, për të minimizuar sa më shumë mundësinë e fatit të keq.

Një sondazh i realizuar sëfundmi në Britani tregon se 80 përqind e britanikëve janë supersticiozë dhe shumë prej tyre kanë rituale të ndryshme, siç janë çorapet fatsjellëse, një monedhë për fat etj.

Në sondazhin ku votuan 2 mijë persona, rezultoi se 5 përqind e tyre nuk kishin ndërmend të dilnin nga shtëpia më 13 Janar të ditës së premte.

E marrë në total, nga 60 milionë të rritur në Britani, do të thotë se rreth 3 milionë prej tyre nuk planifikojnë të dalin nga shtëpia këtë ditë, për të evituar një aksident apo fatkeqësi.

E premtja e datës 13 konsiderohet si një ditë pafat në supersticionet e Perëndimit. Ndodh kur dita e 13 e muajit është e premte.

Supersticioni që rrethon këtë ditë besohet të ketë lindur gjatë Mesjetës, me origjinë nga historia e darkës së fundit dhe kryqëzimit të Jezusit, ku prezentë ishin 13 persona./tvklan.al

paris

Kujtojmë se më 13 nëntor 2015, ditë e premte, ndodhi sulmi terrorist në tre pika të ndryshme në Paris.

Pas