Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1000 policë dhe 20 dronë në terren, asgjësohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis

2023/09/17 at 2:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1000 policë dhe 20 dronë në terren, asgjësohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis

Policia ka asgjësuar mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Lezhë, Shkodër, Tropojë dhe Krujë.

Në operacionin “Fokusi” që ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, janë angazhuar 1000 punonjës policie dhe 20 dronë.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit të drogës, ndërsa ka nisur procedimi penal për 1 autor në Tropojë.

Gjithashtu ka nisur procedim penal për 1 inspektor pyjesh në Kurbin dhe 2 kryetar fshatrash, 1 në Kurbin dhe 1 në Tropojë.

“Për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI” u angazhuan 1000 punonjës policie dhe 20 dronë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, konkretisht:
5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin, si dhe ka iniciuar procedimin penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.

Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.

670 bimë u asgjësuan në territoret e 4 fshatrave të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Imazhi”.

-Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.
-Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.

5800 bimë u asgjësuan në territoret e 7 fshatrave të qarkut Shkodër, si rezultat i fazës së 16 të operacionit “Alpe të pastra”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

410 bimë u asgjësuan në 4 fshatra të rrethit Tropojë, si rezultat i fazës së 10 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

-Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.

-Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve”, tha policia./Opinion.al

Etiketa: drogeKanabispolicia e shtetit

Ju sugjerojmë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
Bota

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

19 Maj, 2025 8:14 pm
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rajoni

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

19 Maj, 2025 7:42 pm
Para
Megaoperacioni ‘Tempulli’, Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për 12 të akuzuarit

Megaoperacioni ‘Tempulli’, Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për 12 të akuzuarit

“Beleri duhet të betohet”, Mitsotakis: S’do të ndalem së ngrituri këtë çështje në BE

“Beleri duhet të betohet”, Mitsotakis: S'do të ndalem së ngrituri këtë çështje në BE

U kapën 300 kg kanabis në doganën e Malit të Zi,Abazoviç: Krenar për punën e autoriteteve

U kapën 300 kg kanabis në doganën e Malit të Zi,Abazoviç: Krenar për punën e autoriteteve

TE FUNDIT

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
19 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy...

Lexo më shumë

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
19 Maj, 2025

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: "Amerika e Para". Tani, pak më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com