Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas koncertit të së enjtjes i organizuar në kuadër të festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljes së negociatave me BE.
Përmes një postimi në instagram, teksa publikon foto nga mbrëmja, krahas tyre, Kim falenderon liderët ndër vite për forcimin e marrëdhënieve dhe popullin shqiptar për sakrificat, vendosmërinë dhe optimizmin.
“Një festë fantastike mbrëmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe çeljen e negociatave me BE. HISTORI! Faleminderit të gjithë artistëve, Tiranës dhe Erion Veliajt për një natë të paharrueshme. Faleminderit liderëve që kanë punuar për forcimin e marrëdhënieve tona ndër vite. Mbi të gjitha, falenderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj, që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët!”, shkruan Yuri Kim.
View this post on Instagram
nd