Aktualitet

1 muaj e zhdukur/17-vjeçarja:Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdhunoi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 22/11/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me gjetjen e vajzës, e cila kërkohej prej një muaji nga familjarët. Sot policia informoi se u gjet në banesën e një 24-vjeçari, në zonën e plazhit në Durrës.

Ndërsa “News24”, raporton se në dëshminë e saj para policisë adoleshentja ka thënë se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

Sipas uniformave blu, është bërë arrestimi i 24-vjeçarit, me inicialet Sh.F., i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur por gjithashtu në banesën e marrë me qira i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike./Opinion.al

Pas