Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu, De Lamartine: Hero, politikan, mbret dhe simbol i shqiptarëve

2018/10/07 at 2:24 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjergj Kastrioti – princit të Tarentes : Ja kush janë shqiptarët e mi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Tetor 2018


Në faqen n°314 të librit me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund.

Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.

Ai thirri në Krujë pesë motrat e tij, të martuara me krerë të tjerë shqiptarë të krahinave fqinje, vëllezërit, nipat, prindërit e tij, miqtë dhe klientët e shtëpisë së tij, të gjithë krerët e qyteteve, fshatrave, fiseve malësore, të bashkuar nga shpirti i racës dhe britmës së gjakut.

Dymbëdhjetë mijë shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha radhët dhe moshat shkuan me armët në dorë, me fenë ose me lirinë në zemër, në këtë këshill të madh të kombit në Krujë.

Emri i Skënderbeut, rinia, figura, elokuenca, grada e tij në Shqipëri, suksesi i tij në ushtritë turke, ku vetëm ai kishte sekretin për t’i mundur, nga që vetë i pati habitur me guximin e tij, prestigjin e dëbimit, gjakun e vezirit të therur me dorën e tij, kufomat e dhjetë mijë otomanëve të Muratit të II, animuan këtë asamble popullore me një heroizëm, i cili u përcjell të nesërmen nga gratë, pleqtë, fëmijët, deri në shkëmbinjtë më të fundit të Shqipërisë.

Me një zë unanim, motori i kryengritjes u shpall lider. Shqipëria nuk njohu më asnjë princ tjetër kombëtar përveç atij që i solli kombësinë dhe fenë e saj; thesare, armë, krahë, zemra, jetë e vdekje, gjithçka ishte e tij. Skënderbeu u bë në një ditë jo vetëm mbreti, por edhe emri i shqiptarëve.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/poeti-dhe-politikani-i-njohur-francez-alphonse-de-lamartine-per-skenderbeun-ishte-njekohesisht-hero-dhe-politikan-mbret-i-shqiptareve-dhe-simbol-i-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Etiketa: auren bebjaDe Lamartineishte heropolitikan dhe simbolskenderbeu


Ju sugjerojmë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Para
E pazakontë/Ja pse mjeku kanadez operoi arushin prej pelushi të 8 vjeçarit

E pazakontë/Ja pse mjeku kanadez operoi arushin prej pelushi të 8 vjeçarit

“E verteta” e Taulant Ballës, kërkon të nxjerrë qelizat telefonike

Letra/ Balla: Në PE sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Si t’i rregulloni gabimet që bëni në dashuri
















TE FUNDIT

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
6 Korrik, 2026

Një valë e fortë zjarresh pyjore po prek Francën, Spanjën dhe Portugalinë, e nxitur nga temperaturat ekstreme që në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}