Aktualitet

Plani për sulme në Shqipëri/ Dy të arrestuar bëhen bashkëpunëtorë të prokurorisë


               Publikuar në : 16:30 - 14/11/16 |
b.f

Prokuroria për Krime të Rënda i ka dërguar letër-porosi Kosovës për deklarimet e 11 të arrestuarve nga prokuroria speciale për terrorizëm. Dy nga 11 të arrestuarit, mes tyre një shtetas shqiptar nga Maqedonia, kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë speciale në Kosovë, duke treguar planin e sulmit në Shqipëri.

Sipas akuzës, përveç shkëmbimit të e-maileve dhe informcioneve paraprake, me anë të letër-porosisë do të kërkohet informacionet shtesë të siguruara nga prokuroria e Kosovës.

Gjithashtu, mësohet se është kërkuar informacion shtesë, në lidhje komunikimet e të arrestuarve me Lavdërim Muhaxherin apo Ridvan Heqimin, që ndodhen në Siri, raporton ABC News.

Këto komunikime, dyshohet se i mbante Bujar Brahimi, i cili rezulton se është kthyer nga lufta në siri, ku mendohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist që drejtohej nga Muhaxheri.

Sipas akuzës, këto të dhëna do të ndihmojnë prokurorinë për të zbardhur me detaje rolin e 4 të arrestuarve në Shqipëri, të cilët komunikonin vazhdimisht me shtetasit shqiptar nga Kosova të cilët merrnin urdhëra për sulm nga Muhaxheri.

Nga ana tjetër burimet pranë akuzës, thonë se grupi i të arrestuarve në Shqipëri përveç se ofronin mbështetje grupit terrorist që do të sulmonte në Shqipëri, po punonin për indoktrinimin e ideologjisë së besimtarëve, në mbështetje të grupit terrorist ISIS.

Gjithashu, është provuar se pavarësisht dënimit të 9 besimtarëve në Shqipëri për dërgimin e muslimanëvë në Siri, kjo linjë ka vazhduar por me numër më të vogël, duke shfrytëzuar rrugët tokësore nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë e për të përfunduar në Turqi nga ku kalonin më pas në Siri.

Nuk jepen detaje apo numri i personave, që kanë arritur të shfrytëzojnë këtë rrugë për tju bashkuar forcave terroriste të ISIS-it në Siri e Irak.

Pas