Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Zbardhet debati në mbledhjen e Qeverisë. Rama s’pranon vetting për gjyqtarët e Strasburgut

2016/08/12 at 11:07 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekskluzive/ Zbardhet debati në mbledhjen e Qeverisë. Rama s’pranon vetting për gjyqtarët e Strasburgut

Ndërsa në Shqipëri debati më i madh politik është reforma në drejtësi dhe pikërisht ligjet për vetingun, tjetër standard po kërkohet të përdoret nga Qeveria për të dërguarin e vendit tonë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.


Opiniona.al ka arritur të zbardhë debatin në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Ministrave ku është diskutuar mbi caktimin e kandidatëve për gjykatës në Strasburg. Tre kandidaturat nga Shqipëria duhet të dërgohen në Këshillin e Europës deri më datë 26 gusht. Këto kandidatë do të shqyrtohen nga parlamenti i Këshillit të Europës dhe njeri prej tyre do zgjidhet si pasues i Ledi Biankun në këtë detyre të rëndësishme.

Aktualisht në Kryeministri, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm është hapur një konkurs për përzgjedhjen e këtyre kandidaturave.

Duke iu rikthyer debateve në mbledhjen e Qeverisë, Opinion.al arriti të mësojë se një nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave ngriti shqetësimin e kandidaturave të dobëta që dërgohen atje. Kujtojmë se 3 vite më parë britanikja “Daily Mail”, pati shkruar se përfaqësuesi ynë Ledi Bianku është një nga gjyqtarët pa eksperiencë, ndër më të dobëtit në Strasburg, pasi nuk ka punuar kurrë si gjyqtar.

Nga ana tjetër gjatë kësaj mbledhjeje është kërkuar për gjyqtarët që dërgohen në Këshillin e Europës ti nënshtrohen procesit të Vettingut, pasi ku proces kërkohet të bëhet edhe për gjyqtarët brenda vendit. Por, ka qenë një zyrtar i lartë i aparatit kryeministror që ka ndërhyrë duke thënë se “nuk ka kohë për Vetting pasi jemi në limitet kohore, kandidaturat duhen dorëzuar deri më 20 gusht”, ka thënë ai. Edhe Rama e ka mbështetur këtë ide.

Opinion.al u interesua pranë zyrës për mediat në KM si dhe në Ministrinë e Drejtësisë për të mësuar më shumë detaje rreth këtij procesi.

Kush janë 3 kandidaturat që do të shkojnë nga Shqipëria për në Gjykatën e Strasburgut?

A do ti nënshtrohen ato Vettingut?

Cili është profili i tyre?- Këto dhe të tjera pyetje presin një përgjigje nga Kryeministria pasi Ministria e Drejtësisë, na u përgjigj shkurt se “nuk ka informacion dhe është me pushime”.

/Opinion.al

Etiketa: EkskluzivegjyqtareramaStrasburgvetting


Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
Para
Shkullaku në Opinion: Projekti ligji mbron qeverinë nga akuzat

Si po maskohet Rama pas Zahos së vogël

Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Afrim, por jo më tepër…

Afrim, por jo më tepër...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}