Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimet e ashpra të Perandorisë Osmane ndaj Qemalit, Konicës e Kolonjës

2018/10/02 at 10:13 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimet e ashpra të Perandorisë Osmane ndaj  Qemalit, Konicës e Kolonjës

Pro Armenia ka botuar, me 25 qershor 1901, një shkrim në lidhje me dënimet e ashpra të Perandorisë Osmane kundrejt patriotëve shqiptarë Ismail Qemalit, Faik Konicës dhe Shahin Kolonjës.


 Për çfarë akuzohehshin më konkretisht bashkatdhetarët tanë ?

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja :

Dënim dhe urdhër-arresti

Një shkresë zyrtare e gjykatës së apelit të Stambollit njofton se Ismail Qemali, me origjinë nga Vlora (Shqipëri), i akuzuar për arratisjen në Athinë, në shtete të tjera jashtë vendit dhe në Egjipt, dhe pasi kishte bërë publikime serioze kundër lart madhërisë së tij Sulltanit dhe qeverisë së tij, u gjykua në mungesë.

Faji i tij u pohua, kështu ai u dënua me vdekje, me humbjen e të drejtave të tij civile dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të sekuestruar tashmë.

 Një shkresë zyrtare nga zyra e prokurorit publik të Stambollit pohon se shqiptari Faik, i akuzuar për kryerjen e publikimeve të dyshimta, ende në gjendje të lirë, i është dhënë një periudhë e re dhjetë ditore për t’u paraqitur në gjykatën penale.

Pas kësaj periudhe, ai do të gjykohet në mungesë, pasuritë e tij do të konfiskohen dhe ai do të humbasë të drejtat e tij civile. Autoritetet policore do ta arrestojnë atë kudo që ta gjejnë.

 Një shkresë zyrtare e prokurorit perandorak të gjykatës së apelit të qytetit tonë njoftoi se i emëruari Shahin, ish-zëvendës guvernator i Malit Atos dhe Vlorës, i akuzuar për arratisje jashtë vendit dhe për realizimin e publikimeve të dyshimta, u gjykua në mungesë përpara gjykatës penale të Stambollit.

Pasi u vërtetua fajësia e tij, ai u dënua, sipas nenit 68 të Kodit penal osman, me burgim të përjetshëm në një burg të fortifikuar, me humbjen e të drejtave të tij civile dhe me konfiskim të pasurive të tij.

 Ismail Qemali nuk është tjetër përveç se Ismail Qemal Beu, ish këshilltar shtetëror, një nga burrat më të arsimuar dhe të shquar në Turqinë bashkëkohore.

 Sa i përket “të emëruarve Shahin dhe Faik”, l’Albania é vogel, suplement politik i revistës Albania, komenton dënimin e tyre në një shkresë të titulluar Dudumët (pseudonim popullor i turqve në Shqipëri) dhe shqiptarët :

 “Shqiptarët do ta kenë kuptuar se flitet për Shahin Bej Kolonjën dhe Faik Bej Konicën.

 As njëri dhe as tjetri nuk u japin rëndësi këtyre komedive të pahijshme. Ata rezervojnë të drejtën për të demonstruar se nuk mund të shkelen shqiptarët aq lehtë sa në letër.

 Megjithatë, do të ishte mirë të theksohet se Faik Bej Konica nuk u “arratis” jashtë vendit, por ai u largua me autorizimin e shtetit (pasi duhet autorizim për gjithçka në Turqi ), dhe se ai ka qenë këtu për pesëmbëdhjetë vjet.

Ai nuk ka kërkuar kurrë ndonjë gjë nga qeveria aziatike, nuk njeh një fjalë turqisht dhe nuk e kupton çfarë i kërkohet. Ai është i habitur që bashkëpunimi i tij me një revistë shkencore dhe gjuhësore përshkruhet si armiqësor.

 Sa për Shahin Bej Kolonjën, na duket se një vend pune nuk është i përjetshëm; ai donte të jepte dorëheqjen, qeveria nuk ka asgjë për të thënë.”

 

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/pro-armenia-1901-denimet-e-ashpra-te-perandorise-osmane-ndaj-ismail-qemalit-faik-konices-dhe-shahin-kolonjes-dokument/

Etiketa: faik konicaismail qemaliShahin Kolonja


Ju sugjerojmë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Para
Pse duhet të konsumoni lëng domateje?

Pse duhet të konsumoni lëng domateje?

Gruaja që krijonte miqësi me vajza që ti përdhunonte i shoqi, ajo filmonte

Gruaja që krijonte miqësi me vajza që ti përdhunonte i shoqi, ajo filmonte

“E verteta” e Taulant Ballës, kërkon të nxjerrë qelizat telefonike

“E verteta” e Taulant Ballës, kërkon të nxjerrë qelizat telefonike
















TE FUNDIT

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
29 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u...

Lexo më shumë

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
29 Janar, 2026

SHBA-të duket se janë gati ta sulmojnë Iranin brenda pak ditësh, shkruan sot BBC.  Ndërsa objektivat e mundshëm janë kryesisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com