Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarja e AZHT-së sqaron zhvillimin në Zvërnec: Nuk ka ende projekt ndërtimi

2026/05/28 at 10:25 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zyrtarja e AZHT-së sqaron zhvillimin në Zvërnec: Nuk ka ende projekt ndërtimi

Protestat dhe zhvillimi i një projekti pranë Zvërnecit ishin në fokus të emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tv Klan. Pasi u ndanë shqetësimet e banorëve dhe aktivistëve, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, duke paralajmëruar pasoja të mundshme mjedisore, si dhe qëndrimi i disa investitorëve që pretendojnë se projekti do të sjellë 30% më shumë pemë në zonë, ishte një e ftuar në studio që sqaroi më shumë detaje mbi atë se çfarë po ndodh.


Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHK) dha sqarime mbi statusin aktual të projektit dhe procedurat administrative që po ndiqen.

Sipas saj, pranë Agjencisë janë paraqitur dy leje: një leje zhvillimi dhe një leje ndërtimi infrastrukture. Por Poshi theksoi se projekti është ende në fazën e projekt-idesë dhe nuk ekziston një projekt përfundimtar mbi formën e zhvillimit apo të ndërtesave që do të ndërtohen në zonë. Pra, ende nuk ka një leje ndërtimi.

Në lidhje me faktin që zhvillimi parashikohet të zhvillohet në një zonë të mbrojtur, Poshi deklaroi se legjislacioni aktual lejon dhënien e lejeve të ndërtimit, përmes rregulloreve të posaçme dhe duke respektuar kushtet ekologjike dhe biodiversitetin e zonës. Por duke qenë se ende nuk ka një projekt përfundimtar, ende nuk ka as një leje mjedisore.

Megjithatë Poshi sqaroi se janë duke u kryer studime me asistencën e studiove të huaja për të vlerësuar ndikimin në terren dhe mënyrën e përshtatjes së projektit me kushtet e zonës.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ka një sërë pyetjesh që lidhen me projektin. Kjo është zona ku pritet të zhvillohet projekti. Tani pyetjet e mia janë: Ka leje zhvillimi apo leje ndërtimi, deri tani?

Artemis Poshi: Atëherë, dua t’ju shpjegoj se aktualisht, ne pranë AZHT-së, e cila është Agjencia e Zhvillimit të Territorit, e cila funksionon si një organ sekretariat i Këshillit të Territorit dhe Ujit, dhe e gjithë veprimtaria synon në mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe parapërgatitjen e paraqitjes së tyre pranë KKTU-së.

Pranë autoritetit tonë janë paraqitur dy leje, e para është një leje zhvillimi. Dhe e dyta është një leje ndërtimi infrastrukture. Asnjëra nga këto leje nuk është zbardhur, pra nuk ka përfunduar procesi i shqyrtimit deri në përfundimin e të gjithë procesit administrativ.

Blendi Fevziu: Që do të thotë, ka apo s’ka leje?

Artemis Poshi: Sot ka një leje të miratuar, ka 2 leje të miratuara.

Blendi Fevziu: Që janë për?

Artemis Poshi: Që janë, e para, leje zhvillimi. Dhe leja e zhvillimit përcakton të gjitha kriteret dhe kushtet e zhvillimit, zonën, pronën ku do të zhvillohet, dmth pasuritë ku do të zhvillohet, kushtet e zhvillimit. Dhe kemi një leje zhvillimi infrastrukture që përcakton kushtet paraprake, parapërgatitore, deri në ardhjen e lejes së ndërtimit.

Blendi Fevziu: Pra, që ta kuptojmë qartë, ju keni një leje për zhvillim të zonës dhe një leje për të ndërtuar kantiere ndërtimi. Por ju nuk e keni projektin përfundimtar?

Artemis Poshi: Leja e zhvillimit nuk konsiston në një projekt përfundimtar, pra ne kemi një projekt-ide, e cila është duke u shqyrtuar. Për shkak se zhvillimi është shumë i madh, kemi të bëjmë me një sipërfaqe totale të pronës rreth 2 milionë e 658 mijë metra katrorë.

Blendi Fevziu: E gjitha në zonë private?

Artemis Poshi: I gjithë zhvillimi kryhet në pronë private.

Blendi Fevziu: Pra e gjithë sipërfaqja 2 milionë e 658 mijë është pronë private, me certifikatë?

Artemis Poshi: Me certifikatë, të lëshuar nga autoriteti përkatës, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, dhe ne si Agjenci kemi kryer korrespondencën dhe kemi marrë statusin aktual të këtyre pronave.

Blendi Fevziu: Pra nuk ka pronë shtet?

Artemis Poshi: Nuk ka…

Blendi Fevziu: Por nuk ka një projekt përfundimtar, pra ne nuk e dimë formën që do të kenë godinat apo zhvillimi i projektit?

Artemis Poshi: Jo! Ky projekt ka kaluar disa etapa, është rishikuar disa herë dhe, me ngulmin e institucioneve, sigurisht duke marrë parasysh edhe zonën ku ndodhet, karakteristikat e saj, se ndodhet në zonë të mbrojtur…

Blendi Fevziu: Tani këtu e kisha, jepen dot leje në zonë të mbrojtur?

Artemis Poshi: Po, në bazë të ligjit që kemi sot në fuqi për zonat e mbrojtura, lejohet dhënia e lejeve të ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, me rregullore të veçantë, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe kushtet, duke respektuar të gjitha kondicionet ekologjike, biodiversitetin që ka zona.

Blendi Fevziu: Domethënë ka kushte shtesë në zonë të mbrojtur?

Artemis Poshi: Patjetër, dhe ne kemi kryer korrespondencat me institucionet për të marrë konfirmimet e duhura në lidhje me këtë zonë dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë zhvilluesi për ardhjen në këtë zonë.

Blendi Fevziu: A ka leje mjedisi ky projekt?

Artemis Poshi: Momentalisht ne nuk kemi administruar ende një leje mjedisore. Por janë bërë disa lloje studimesh, të cilat po asistohen edhe nga studio të huaja, që po shqyrtojnë në terren, ashtu edhe mënyrën si do të zhvillohet, kushtet që duhet të përshtasë projekti me tokën dhe ndërtimin që do të bëhet.



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Çuçi: Nuk ka datë për inaugurimin e aeroportit të Vlorës

Çuçi: Nuk ka datë për inaugurimin e aeroportit të Vlorës

Horoskopi, 12 janar 2026

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}