Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i lartë i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

2024/01/19 at 2:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtari i lartë i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

NATO ka paralajmëruar se Perëndimi duhet të rrisë përgatitjet për ngjarje të papritura, përfshirë një luftë me Rusinë, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë, në mes të indikacioneve për lodhje politike të disa aleatëve perëndimorë të Kievit.

“Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”, tha admirali holandez, Rob Bauer.

Këto deklarata, shefi i komitetit ushtarak të NATO-s i bëri në Bruksel, para nisjes së stërvitjeve më të mëdha të aleancës ushtarake perëndimore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Aleanca duhet të jetë në gatishmëri të lartë për luftë dhe “të presë të papriturën”, tha Bauer.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po ashtu ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjerohet në shtetet fqinje.

“Ne pothuajse çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Kremlini, së fundi kundër miqve tanë në shtetet baltike”, tha Pistorius për gazetën Tagesspiegel më 19 Janar.

Për të rritur përgatitjen, NATO do të nisë muajin e ardhshëm stërvitjet Steadfast Defender 2024. Në këto stërvitje, do të përfshihen afër 90.000 trupa, të cilët do të stërvisin planet rajonale të aleancës.

Stërvitja “do të tregojë se NATO mund të kryejë operacione të qëndrueshme dhe të ndërlikuara në shumë fusha për disa muaj, përgjatë mijëra kilometrave, nga Veriu i Lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore në çfarëdo kushtet”, tha aleanca prej 31-anëtarësh.

Përderisa vija e frontit në lindje të Ukrainës ka mbetur gjerësisht e pandryshuar për muaj të tërë, Rusia ka vazhduar të sulmojë qytetet ukrainase me dronë dhe raketa lundruese. Ndërkaq Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga Shkurti i vitit 2022, ka sulmuar caqet ekonomike dhe ushtarake në thellësi të Rusisë./REL

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Qëllohet me thikë një 62-vjeçar në Elbasan

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Fushë-Arrëz

Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Zelensky zbardh bisedën me Ramën: E falenderova për mbështetjen e Shqipërisë

Zelensky zbardh bisedën me Ramën: E falenderova për mbështetjen e Shqipërisë

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com