Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga PS në fund të edicionit.
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se nuk do të vazhdojë kontratën me PSG’në dhe se në fund të këtij edicioni do të largohet.
Ibra këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se nesër do të jetë ndeshja e fundit në stadiumin Parc des Princes.
“Nesër ndeshja e fundit në Parc des Princes. Erdha si mbret dhe po largohem si legjendë”, ka shkruar Ibrahimovic.