Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvicra, diskriminuese ndaj burrave

2022/10/11 at 6:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvicra, diskriminuese ndaj burrave

Qeveria zvicerane është duke diskriminuar burrat sa u përket përfitimeve për pensione, ka thënë Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Ky vendim do t’i kushtojë Qeverisë me miliona euro të pagesave dhe do të detyrojë atë që të rishkruajë ligjin për pensionet.

Aktualisht, grave që u vdesin burrat, u ndahet pension për gjithë jetën e tyre, derisa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën moshën 18-vjeçare.

Mirëpo koncepti se burri siguron të hyrat kryesore në një shtëpi nuk mjafton për të arsyetuar rregulloret, ka thënë Gjykata.

Në qendër të vendimit ka qenë rasti i Max Beeler, një burri zviceran, të cilit i ka vdekur gruaja në një aksident në vitet 1990.

Atëbotë 41-vjeçar, ai është larguar nga puna për t’u kujdesur për dy fëmijët e tij të vegjël edhe është mbështetur në pensionin që u ndahet personave të ve, kanë raportuar mediat lokale.

Mirëpo më 2010, ai nuk ka marrë më ndihma, pasi vajza e tij e vogël ka mbushur 18 vjet.

Nëse Beeler do të ishte grua, atëherë ndihmat nuk do t’i ndaleshin kurrë, pavarësisht se a do të kishte pasur fëmijë.

Beeler, më pas e ka apeluar vendimin ndaj tij.

Mirëpo ankesa e tij është hedhur poshtë, pasi gjykata në rajonin e tij ka thënë se ligji e konsideron burrin si siguruesin kryesor të të hyrave në shumicën e familjeve.

Në vendim është thënë se burrat e ve, me përgjegjësi për fëmijët, pritet të kthehen në vendet e punës kur fëmijët të rriten, ndonëse praktika e njëjtë nuk vlen për gratë e veja.

Por, Gjykata Evropiane i ka dhënë të drejtë Beelerit, duke thënë se roli i grave në tregun e punës ka ndryshuar dhe se dallimi në ligj është diskriminues për burrat.

Ky vendim pritet të rinisë një debat të gjatë në Zvicër rreth asaj se sa fuqi duhet të kenë gjyqtarët evropianë në ligjet e brendshme.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut është gjykatë me bazë në Strasburg të Francës, e cila vendos për shkeljet potenciale të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Konventa është nënshkruar nga 46 shtete, duke përfshirë edhe disa që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, sikurse rasti i Zvicrës./ REL

Ju sugjerojmë

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/ Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
Aktualitet

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

22 Qershor, 2025 12:49 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

22 Qershor, 2025 12:35 pm
Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë
Aktualitet

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

22 Qershor, 2025 12:05 pm
“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!
Aktualitet

“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!

22 Qershor, 2025 11:47 am
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB: Bota s’mund të përballojë një luftë tjetër
Bota

Sulmet e SHBA/ Shefi i OKB: S’ka zgjidhje ushtarake, e vetmja rrugë është diplomacia

22 Qershor, 2025 11:39 am
Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri/Shqetësohen banorët e pushuesit
Aktualitet

Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri/Shqetësohen banorët e pushuesit

22 Qershor, 2025 11:20 am
Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
Aktualitet

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

22 Qershor, 2025 11:09 am
Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
Bota

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

22 Qershor, 2025 11:01 am
Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
Aktualitet

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

22 Qershor, 2025 10:51 am
Para
Pse zgjedhin shqiptarët të shkojnë në Angli me gomone?

Pse zgjedhin shqiptarët të shkojnë në Angli me gomone?

Ligjvënësi amerikan: Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike

Ligjvënësi amerikan: Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike

Sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në Kosovë

Sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në Kosovë

TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA/ Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
22 Qershor, 2025

Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali...

Lexo më shumë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
22 Qershor, 2025

Është koha e vjeljes së bostanorëve, frutit më të kërkuar të stinës së verës. Pikat e grumbullimit në Divjakë po...

Lexo më shumë

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve të SHBA në Iran ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Në...

Lexo më shumë

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë
22 Qershor, 2025

Vlora nga sot do të furnizohet normalisht me ujë. Drejtori i Ujësjellës Kanalizime për Vlorën, Ermal Murati, ka dalë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com