Atë e quajnë Carla Bruni e Brazilit dhe shpesh është në qendër të mediave për shkak të teprimeve.
Thonë se kur Marcela Temer e do diçka, ajo e merr atë.
Tashmë 33-vjeçarja është akoma më shumë në vëmendje të medias, për shkak se modelja është Zonja e Parë e Brazilit.
I shoqi i saj, Michel Temer, është presidenti i përkohshëm i Brazilit pas pezullimit të Dilma Rouseff.
Modelja është 42 vjet më e re se i shoqi.
Për shkak të krizës së fortë politike dhe ekonomike në vend, disa media thonë se nuk duhet të ndjehen krenarë që kanë Zonjën e Parë më të bukur në botë.
Madje disa thonë se ajo simbolizon pikërisht hendekun social në vend.
“Ja, kjo zonja që shkon rregullisht për pazar në Milano dhe Paris. Tashmë do ia paguajmë ne këto teka,” thotë dikush.
Por ajo nuk duket e shqetësuar.
Kur i shoqi si zëvendëspresident do të zhvendosej në pallatin Jubaru, ajo kërkoi që të shpenzoheshin miliona euro për ta rregulluar nga e para.
Tashmë pallati në San Paolo kushton 3 milionë euro dhe ajo jetoi aty me mamanë dhe djalin e saj për një vit, teksa i shoqi shkonte e vinte në Brazilia.
Kur ajo insistoi që edhe mamaja dhe motra e vogël të vijnë për të jetuar në Brazilia, Michel bleu për 2 milionë euro një vilë me pesë dhoma gjumi dhe mori me qira për 7 mijë euro në muaj një vilë në atë lagje, që ato të ishin pranë njëra-tjetrës.
Sërish paratë e taksapaguesve në lojë.
Familja ka katër shërbëtorë vetëm për të larë dhe hekurosur rrobat.
I gjithë stafi që kujdeset për ta shkon në 52 persona, përfshi këtu një ekip me truproja.
Kostoja për ‘shtëpinë mbështetëse’ shkon në më shumë se 30 mijë euro në muaj.
Lajmet për jetën e tyre luksoze i gjen çdo ditë në media, që nga udhëtimet për blerje në qendrat e shtrenjta tregtare në mbarë botën e deri tek spekulimet se kanë brenda në shtëpi një klinikë bukurie.