Vatra e zjarrit në fushën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vijon të jetë aktiv.
Lidhur me këtë situata ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili deklaron se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të në ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë fushën e plehrave.
Bëhet me dije se zjarri favorizohet nga era dhe nga temperaturat e larta. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm.
REAGIMI:
Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.