Teksa vijon prej disa ditësh zjarri në masivin pyjor të Pishëporosë dhe në Darëzezë kanë mbërritur dy avionë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve nga ajri.
Greqia ka dërguar dy avionë zjarrfikës Canadair për të shuar zjarret. Avionët janë dërguar pas kërkesës së Shqipërisë të bërë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, të cilës Greqia ju përgjigj pozitivisht.
Deri tani zjarri në Pishporo ka djegur një sipërfaqe prej 500 hektarë pyll me pisha.