Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se një helikopter Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, ndërsa janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.