Edhe sot flakët e zjarrit në landfillin e mbetjeve në Elbasan vijojnë të jenë aktive.
Pas tre ditësh përpjekje tokësore për të izoluar zjarrit, pasditen e sotme autoritetet kanë vendosur të përdorin helikopterët për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë këtë verë që vendgrumbullimi i mbetjeve të Elbasanit përfshihet nga flakët e zjarrit.
Ndërkohë, Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e këtij zjarri, personat përgjegjës dhe dëmet që po shkaktohen në mjedis.